Opinioni i Venecias, ndryshime në Kushtetutë dhe Vetting

Krahas ndryshimit në kushtetutë të formulës së betimit të anëtarëve të gjykatës kryesore në vend, Komisioni i Venecias propozon të tjera ndryshime që prekin reformën në drejtësi. Në opinionin final dërguar presidencës dhe kuvendit për emërimet në gjykatën kushtetuese, Venecia verën nevojën e ndryshimeve dhe në vetting. Ndaj 2 shkallëve të këtij fundit ka vërejte për mungesë koherence, përveç ngadalësisë në vendimmarrje, që ka bllokuar funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.

“Për më tepër, duket e paqartë mbi bazën e cilave kritere disa vendime të  Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u ankimuan nga Komisioneri publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Duhet të gjenden modalitetet e përshtatshme, madje  dhe të ndryshohen nëse është e nevojshme, që ky proces të mos pengojë funksionimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. Komisioni nuk mund të rekomandojë përshpejtimin procesit të vetting-ut. Por në të dy shkallët vendimet duhet të jepen në mënyrë koherente”

Ky argument vjen në një kohë kur cilësia e vendimeve të vetting-ut është kthyer në një prej debateve të momentit, pas hetimit dhe pezullimit të gjyqtarit të KPA, Luan Daci. Por në çdo rast, Venecia e përcakton të detyrueshëm kalimin e të dy shkallëve të vetting-ut për t’u përzgjedhur anëtar i gjykatës kushtetuese. Për të mos pasur episode si në rastin e Besnik Muçit, i cili vetëm pak javë pasi i emërua në gjykatë u shkarkua nga shkalla dytë e vetting-ut.

“Në çdo rast, nuk mund të ketë asnjë dyshim, se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet ta kalojnë vetting-un. Po ashtu që KED duhet të propozojë vetëm kandidatët që e kanë kaluar këtë proces”

Drejtësia dhe mosndërhyrja në të ka qenë shqetësimi ndërkombëtar i këtyre ditëve, kryesisht o ambasadës amerikane. Por si nga shumica ashtu dhe presidenca është artikuluar nevoja e ndryshimeve në ligje të caktuara të reformës në drejtësi.