Paketa e zgjeruar, Rama: Kompanitë të aplikojnë për punonjësit deri në 5 qershor, në të kundërt ndëshkohen

Publikuar më: 30/5/2020, ora 12:39
2 DHJETOR RAMA KOMITETI RINDERTIMIT frame 38480 1024x576

Paketa e zgjeruar, Rama: Kompanitë të aplikojnë për punonjësit deri në 5 qershor, në të kundërt ndëshkohen

Publikuar më: 30/5/2020, ora 12:39

Kryeministri Rama u bëri edhe njëherë tjetër thirrje kompanive që ende nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre për të përfituar 40,000 lekë nga paketa e zgjeruar.

Në të kundërt, shkruan Rama, këto kompani do të ndëshkohen, ndërsa punonjësve do t’u kalojë në llogari 40 mijë lekë.

“Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me bizneset.

Vizitë në disa biznese në Paskuqan, përfitues të Paketës së Zgjeruar, 40,000 lekë. Sot janë 111 mijë e 898 individë që kanë përfituar 40,000 lekë nga Paketa e Zgjeruar dhe 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar Pagën e Luftës nga Paketa e Parë. Brenda datës 5 qershor presim aplikimet e punëdhënësve në kompanitë me xhiro mbi 140 milionë për disa dhjetëra mijëra punonjës të tjerë, që nuk e kanë marrë ende atë që takon. Në të kundërt punëdhënësit do të sanksionohen dhe punonjësve do t’ua çojmë direkt në llogari 400 mijë lekëshin!

Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që them dhe askush, asnjë, nuk do të mbetet pa marrë atë që i takon, me ligj e me zakon”, mbyllet postimi i Ramës.