Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Puna në kohën e Covid-19

Nga A2 CNN
30 Maj 2020, 18:48 | Bota
Puna në kohën e Covid-19

Korridore me një drejtim, hapësira boshe rreth tavolinave dhe xhama plastike transparente për të mbrojtur punëtorët nga kollitjet dhe teshtitjet e kolegëve të tyre. Ka të ngjarë që zyrat të duken shumë ndryshe pas heqjes së urdhrit për të qëndruar në shtëpi për shkak të pandemisë dhe rikthimit të punonjësve në punë.

Urdhrat e bllokimit të miratuara nga qeveria për të ngadalësuar përhapjen globale të COVID-19 kanë ndryshuar rrënjësisht se si dhe ku punojnë njerëzit, me miliona punonjës që ndërrojnë zyrën për tryezën e dhomës së ngrënies dhe mbledhjet shkojnë tashmë drejt videokonferencës.

Ndërsa disa vende në Shtetet e Bashkuara kanë filluar të lehtësojnë urdhrat e karantinës, organizatat po shikojnë mënyra për të ridizajnuar hapësirat e zyrave për të minimizuar rrezikun e transmetimit dhe për të parandaluar një valë të dytë të rasteve të koronavirusit, për të cilat Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë paralajmëruar se mund të godasin fuqishëm gjatë kohës së dimrit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë