Raketa e SpaceX nis fluturimin historik në hapësirë

NASA dhe kompania SpaceX e Elon Musk kanë rikthyer zyrtarisht fluturimin në hapësirë në SHBA me lëshimin me sukses të raketës Falcon 9 nga Qendra Hapësinore Kennedy drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

Astronautët Robert Behnken dhe Douglas Hurley u nisën nga platforma 39A në 3:22 me orën lokale,  pasditen e së shtunës, për të shënuar herën e parë pas pothuajse një dekade që një ekuipazh amerikan niset nga SHBA.

“Le ta ndezim këtë qiri”, tha komandanti Hurley pak para nisjes.

Gjatë ditës së sotme mendohej se lëshimi i raketës do të shtyhej për shkak të motit të keq, por me kalimin e orëve qielli u hap për të shënuar këtë moment historik. Ngjarja u ndoq dhe nga presidenti Donald Trump