Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Ndryshimi i sistemit do të diskutohet në fazën e dytë

Nga A2 CNN
30 Maj 2020, 21:30 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Ndryshimi i sistemit do të diskutohet në

Anëtari i mazhorancës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri pranoi se ende nuk ka një dakordësi me opozitën për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje dhe reformimin e administratës zgjedhore.

Damian Gjiknuri tregoi se në mbledhjen e së shtunës u bisedua dhe për çështjen e sistemit zgjedhor, i cili sipas tij do të diskutohet me prioritet në fazën e dytë të reformës zgjedhore.

Sipas përfaqësuesit të mazhorancës në këtë tryezë, pjesa më e madhe e partive nuk kanë dëshirë për ndryshimin e sistemit.

“Sot trajtuam dhe çështje të tjera siç ishte prezantimi i aplikimit të sistemit të mundshëm danez, propozuar nga zonja Hajdari. Dhe nga diskutimet që u bënë atje u ra dakord që çështja e sistemit të trajtohet në fazën e dytë të reformës zgjedhore. Sepse ky Këshill Politik ka rënë dakord dhe me shkrim që kjo çështje të trajtohet e para në fazën e dytë ku të gjitha palët duhet të shprehen sepse akoma një pjesë e mirë e politikës nuk ka shprehur dëshirën e mirë për ndryshimin e sistemit. Faza e dytë do të ketë reformimin e ligjit për financimin e partive dhe atë të referendumit. Pika më e madhe që na ndan është përfshirja e teknologjisë 100% në zgjedhje dhe reformimi i administratës zgjedhore”, tha Gjiknuri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë