Akuzat e PD-së për udhëtimin e kryeministrit, Fuga: E turpshme, avionin e përdorim vetëm për punë

endri fuga 1100x620

Endri Fuga reagon ndaj akuzave të Partisë Demokratike mbi një udhëtim drejt Parisit të kryeministrit Edi Rama, që për PD-në kishte përdorur për arsye personale një nga avionët e kompanisë Air Albania.

Sipas këshilltarit të kryeministrit, akuza e hedhur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është “ e turpshme, avioni përdoret vetëm për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me Air Albania pa qëllim fitimi”.

Fuga vijoi duke shtuar se “ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin”.