Bardhi: Vendi në krizë, Rama udhëton me avion “personal” në Paris

bardhi 3 600x338

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar përmes një mesazhi zyrtar kryeministrin Edi Rama për shpërdorim të fondeve, teksa sipas tij Rama ka kaluar fundjavën në Francë, pikërisht në Paris.

Sipas Bardhit, kryeministri ka udhëtuar me një avion të kompanisë Air Albania të vënë në dispozicion, “pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhëtimi”.

Bardhi pretendon që kosto e këtij fluturimi të kapë “shifrën e 100 mijë eurove”,  në një kohë kur “ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen”.