Emocion në Jeruzalem, rihapet Al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit

Besimtarët u lejuan të rikthehen në xhaminë e Al-Aqsa në Jeruzalem, pas gati 2 muaj e gjysmë mbyllje. Rifillimi i lutjeve në vendin e tretë më të shenjtë të Islamit, i jep fund një periudhë të zymtë për myslimanët e Jeruzalemit, të cilët këtë vit shënuan muajin e shenjtë të Ramazanit dhe festën e Bajramit, pa vizitat e zakonshme ditore në Al-Aqsa.

Qindra besimtarë pritën me emocion hapjen e dyerve. Megjithatë, mes paralajmërimit të autoriteteve për rritje të numrit të infektimeve me koronavirus, ata do t’u duhet t’u përshtaten rregullave të distancimit social.

 Besimtarëve u kërkohet të mbajnë maska dhe të sjellin vetë qilimat për lutjen. Megjithatë, sa i përket numrit të personave që do të lejohen në kompleksin e njohur si mali-tempull për hebrenjtë, duket se nuk do të ketë kufizime.