Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjiknuri: Kemi adresuar edhe parakushtet, por ndërkohë na janë paraqitur kërkesa të reja

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 23:27 | Politikë
Gjiknuri: Kemi adresuar edhe parakushtet, por ndërkohë na janë

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri në dalje të mbledhjes për Reformën Zgjedhore deklaroi se mazhoranca ka adresuar pjesën më të madhe të kushteve të opozitës, por mungoi konsensusi në ditën e sotme për shkak të një "cedimi të opozitës", e cila sipas tij shtoi disa kushte.

“Gjatë gjithë kësaj kohe i kemi trajtuar me seriozitet rekomandimet e ODIHR si dhe kërkesat e opozitës. Sot kemi një kuadër gati të përfunduar, edhe me kushtet e opozitës. Kemi gjetur hapësirën dhe do t’i përfshijmë. Por nuk mundet që pasi biem dakord edhe për kërkesat që ishin parakusht, në praninë e ndërkombëtarëve, të fillohet të cedohet duke vijuar me kërkesa të tjera”.

Sipas tij “gjithsesi dritaret e komunikimit janë të hapura, do të vazhdojmë të ndjekim procesin ligjor, do të fillojmë  të informojë Kuvendin me paketën e dytë, por jemi të hapur për të mbyllur edhe ato gjëra që mungojnë”.

I pyetur për çështjen e identifikimit biometrik, Gjiknuri deklaroi se "i kemi adresuar edhe parakushtet por nuk dua t’i deklaroj, por do të marrim përsipër risqet që të adresohen rekomandimet”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli