Hajdutët shënjestrojnë yllin e Manchester City, i vjedhin sende me vlerë gjysmë milion euro

0 Manchester City v Arsenal FC Premier League 510x338

Sulmuesit të Manchester City, Riyad Mahrez, i kanë hyrë disa hajdutë në vilë dhe i kanë vjedhur sende me vlerë rreth 500 000 euro.

Sipas “The Sun”, 29-vjeçarit i kanë vjedhur 3 orë të shtrenjta, që së bashku vlejnë më shumë se 300 000 euro.

Përveç tyre, hajdutët kanë marrë më shumë se 50 000 euro, bizhuteri të ndryshme dhe fanela të rralla futbolli. Vlera e tyre shkon 150 000 euro, duke e çuar totalin e dëmit në gjysmë milion euro.

Kjo nuk është hera e parë që futbollistë të Premier League bëhen viktimë e grabitjeve. Këtë muaj, mesfushori i Tottenham, Dele Alli u kërcënua me thikë në shtëpinë e tij në Londër, ndërsa shoku i tij i ekipit, Jan Vertonghen, u grabit kur po luante në Gjermani një ndeshje të vlefshme për Champions League, në muajin mars.