Icardi, zyrtarisht lojtar i PSG

icardi 1 1100x620

Marrëveshja ishte arritur, por orët e fundit u hodh edhe e zeza mbi të bardhë, me 31 majin që ishte afati i fundit kohor. Mauro Icardi u bë sot përfundimisht futbollist i Paris Saint Germain.

Mes francëzeve dhe Interit ka një akord të plotë për argjentinasin. Parizienët do të derdhin në arkat e zikaltërve 50 milionë euro plus 8 milionë nga bonuset dhe jo 70 milionë sikurse ishte bërë marrëveshja gjatë verës së kaluar.

Ndikuar nga vështirësitë e shkaktuara prej krizës së koronavirusit, Interi ka zgjedhur të pranojë ofertën e Paris Saint Germain për një shifër më të ulët, megjithatë ka vendosur edhe një klauzolë specifike në përfundim të këtij operacioni. Nëse PSG zgjedh të shesë në të ardhmen Icardin në Itali, atëherë Inter do të përfitojë menjëherë edhe 15 milionë euro të tjera. Milanezët synojnë të përfitojnë të paktën financiarisht nëse ish-sulmuesi i tyre rikthehet në Serie A për të forcuar një skuadër rivale.

Kalimi përfundimtar i Mauro Icardi tek PSG bëhet operiacioni i parë që mbyllet me sukses këtë merkato.