Itali, ulet ndjeshëm numri i viktimave me COVID-19, 60% i të prekurve nga Lombardia

5015128 0027 diretta coronavirus italia news sintomi tempo reale ultimissime cosa e successo oggi contagio 29 gennaio 2020 600x338

Janë sërish në përmirësim të dhënat e të prekurve nga Covid-19 në Itali. Sipas bilancit zyrtar, të prekurit janë 355- 61 më pak se ditën e djeshme.

Ndërkohë, viktimat kthehen sërish poshtë “kuotës 100”, me 75 persona që kanë ndërruar jetë.

Lombardia mbetet rajoni më i goditur, që përfaqëson edhe sot rreth 60% të të infektuarve të rinj, ndërkohë që numri total i të prekurve ka arritur 233 mijë personat, dhe viktimat janë 33415.