Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndërprerja e lidhjeve me OBSH-në, bota kritikon vendimin e presidentit Trump

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 12:57 | Bota
Ndërprerja e lidhjeve me OBSH-në, bota kritikon vendimin e presidentit

Liderët nëpër botë kritikuan vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndërprerë lidhjet e Shteteve të Bashuara të Amerikës me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Iran akuzoi atë që e quajti regjim të papërgjegjshëm, se po përpiqej të fshihte dështimin e vet në menaxhimin e krizës shëndetësore.

Rusia reagoi përmes zëdhënëses Maria Zakharova, që e cilësoi një shkelje të bazës ligjore ndërkombëtare për bashkëpunim shëndetësor, në një kohë kur bota ka nevojë më shumë se kurrë për unitet: “Panorama e trishtë në sistemin shëndetesor të Shteteve të Bashkuara, e ekspozuar nga pandemia e Covid-19, nuk i lë asnjë mundësi Uashingtonit të pretendojë lidershipin e vet në këtë sferë”. 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, dhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell, i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara që të rikonsiderojnë vendimin, ndërsa ritheksuan se Brukseli do të vazhdonte të mbështeste organizatën në luftën kundër pandemisë globale.

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, e quajti zhgënjyes dhe një hap prapa për shëndetin publik vendimin e Trump për të ndërprerë lidhjet me OBSH-në. Sipas tij, Bashkimi Europian duhet të marrë tani rolin kryesor, duke angazhuar më shumë mjete financiare nëse organizata ka nevojë për reforma.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe theksoi rolin e rëndësishëm të OBSH-së në luftën kundër koronavirusit dhe tha se nuk ka në plan të tërheqë financimet. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani