Opozita depoziton propozimin për Qeverinë Kujdestare të Zgjedhjeve

Përditësuar më: 1/6/2020, ora 10:32
vasili bylykbashi

Opozita depoziton propozimin për Qeverinë Kujdestare të Zgjedhjeve

Përditësuar më: 1/6/2020, ora 10:32

Opozita ka depozituar propozimin e saj për qeveri kujdestare të zgjedhjeve  në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas propozimit, qeveria në fjalë do të ngrihej 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, “për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore”.

Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve ka për detyrë të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor, barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme si dhe barazinë ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike.