Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Opozita depoziton propozimin për Qeverinë Kujdestare të Zgjedhjeve

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 20:59 | Politikë
Opozita depoziton propozimin për Qeverinë Kujdestare të

Opozita ka depozituar propozimin e saj për qeveri kujdestare të zgjedhjeve  në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas propozimit, qeveria në fjalë do të ngrihej 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, “për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore”.

https://a2news.com/2020/05/31/reforma-zgjedhore-bylykbashi-dhe-gjiknuri-negociojne-ne-prani-te-perfaqesuesit-amerikan/

Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve ka për detyrë të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor, barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme si dhe barazinë ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike.

https://a2news.com/2020/05/31/reforma-zgjedhore-meta-vendosni-edhe-zgjedhjen-e-presidentit-nga-populli/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu