Reciprociteti i radhës, Kurti: Në certifikatat e mauneve të lexojë ”Republika e Kosovës”

kurti 1100x620

Asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës. Ky është një prej vendimeve reciproke ndaj Serbisë, nga qeveria e kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Ai thotë se së fundmi Serbia ka ndërruar qasje, duke kushtëzuar përdorimin e emrit “Republika e Serbisë” ndaj përgjigjja sipas Kurtit do të jetë me masë reciproke, pasi edhe emri “Kosovë” është kushtetues.

Në mbledhjen e 37-të të Qeverisë, mbrëmë, morëm 6 vendime:1. Reciprociteti me SerbinëEdhe emri 'Kosovë' është…

Gepostet von Albin Kurti am Sonntag, 31. Mai 2020

“Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës,” thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës.

Reciprociteti u vendos nga qeveria Kurti, pas heqjes së tarifës Haradinaj 100% ndaj mallrave serbe, si rezultat i presionit ndërkombëtar, që këmbëngul për kthimin në dialog të Prishtinës dhe Beogradit.