Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri-Bylykbashi-Vasili ende në takim me përfaqësuesin amerikan, mungon Hajdari

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 22:05 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Gjiknuri-Bylykbashi-Vasili ende në takim me

Takimi i përfaqësuesve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore vijon tashmë prej dy orësh. Ata po negociojnë në praninë e një përfaqësuesi të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.  

Përfaqësuesi i ambasadës amerikane mësohet të jetë Ian Crawford, ndërkohë që dyshes Bylykbashi- Gjiknuri i është shtuar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, kurse sipas burimeve në mbledhje nuk ndodhet përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari.

https://a2news.com/2020/05/31/opozita-depoziton-propozimin-per-qeverine-kujdestare-te-zgjedhjeve/

Ndërkohë, sipas burimeve nga PD, opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje.

https://a2news.com/2020/05/31/reforma-zgjedhore-meta-vendosni-edhe-zgjedhjen-e-presidentit-nga-populli/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

 Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani