Reforma Zgjedhore, Meta: Vendosni edhe zgjedhjen e presidentit nga populli

meta 2 1100x620

Presidenti Ilir Meta vuri në dukje paralajmërimet e Bankës Botërore se kriza e koronavirusit do të gjunjëzojë ekonominë shqiptare dhe theksoi se pikërisht për këtë arsye “sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus”, duke iu referuar Reformës Zgjedhore. 

“Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Meta në Facebook.

Kreu i Shtetit shtoi: “Dhe për të dhënë shembullin i pari, ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës”.