Reforma Zgjedhore, nuk ka marrëveshje mes palëve, Bylykbashi: PS ende jo e gatshme të lëshojë privilegjet

Ka përfunduar takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, dhe nuk është arritur një konsensus midis palëve.

Sipas Oert Bylykbashit të PD, “PS nuk ishte ende e gatshme për të arritur konsensus për çështje të rëndësishme, dhe nuk donte të hiqte dorë nga privilegjet”.

Gjithsesi, përfaqësuesi i opozitës, duke falënderuar faktorin ndërkombëtar,  shprehu gatishmërinë e tij për të vijuar negociatat, që nga nesër, nëse plotësohen kushtet e lidhura për çështjen e identifikimit biometrik.

Sipas Bylykbashit “biometrika është lidhur me administratën, nuk mund të jetë në kontrollin e PS Gjykata dhe KQZ. Kur të arrihet kompromis për këtë do të arrihet marrëveshje edhe për aspektet e tjera”.  

Sipas Rudina Hajdarit, tryeza e reformës zgjedhore ka dështuar “falë vizionit të ngushtë” të PD dhe PS, duke refuzuar sipas saj edhe mbështetjen e ambasadës amerikane.  

Ndërkohë, përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi se mazhoranca ka adresuar pjesën më të madhe të kushteve të opozitës, por mungoi konsensusi në ditën e sotme për shkak të një “cedimi të opozitës”, e cila sipas tij shtoi disa kushte.