Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Shuhet Christo, gjeniu kontrovers që “mbushte” me art peizazhet

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 22:37 | Aktualitet

Bota e artit bashkëkohor është në zi nga lajmi i ndarjes nga jeta e artistit me origjinë bullgare Christo Vladimirov Javacheff, i njohur nga artdashësit thjesht si Christo.

Së bashku me bashkëshorten, Jeanne-Claude Denat, artisti ka qenë një nga protagonistët e vlerësuar, po aq sa i diskutuar, veçanërisht me instalacionet e tij madhështore, që në disa raste ndryshonin përkohësisht peizazhin e qyteteve dhe zonave të përzgjedhura.

Të famshëm mbeten godinat e famshme të “mbështjella” si në rastin e Reichsatd gjerman, si dhe pista e krijuar në liqenin e Iseos në Itali, që tërhoqi vëmendjen e qindra mijëra turistëve.

Artisti me pasaportë amerikane u shua në Nju Jork, në moshën 84-vjeçare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë