Takim me Dhomën e Tregtisë, demokratët tregojnë rrugët për rimëkëmbjen e ekonomisë

basha dhoma tregtise 600x338

Kryetari i Partisë Demoratike, Lulzim Basha, u takua me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, lidhur me gjendjen e ekonomisë pas pandemisë Covid-19 dhe për alternativat e demokratëve për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare.

Basha thotë se përfaqësia e lartë e Dhomës së Tregtisë është e shqetësuar se dy paketat ndihmëse të qeverisë nuk kanë qenë efektive, pasi masa e ulët e financimit dhe pengesat burokratike i kanë bërë ato të pazbatueshme.

Basha shton se menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Si rrjedhojë, sot, në kohë emergjence, financimi i ekonomisë është inekzistent, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje.

Basha tha se opozita ka një plan konkret, ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën, do të ofrojë edhe instrumentet dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve të mëdha ekonomike që do të krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.