Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tjetër natë zjarri në SHBA. Vijojnë protestat kundër racizmit, shënohen 3 viktima

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 11:47 | Bota
Tjetër natë zjarri në SHBA. Vijojnë protestat kundër

Një tjetër natë e zjarrtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Protestat e nxitura nga vdekja e një personi me ngjyrë gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis përshkallëzuan sërish në dhunë, pavarësisht se në shumë shtete u vendos masa e ndalim qarkullimit.

Demostrata masive u zhvilluan në të paktën 30 qytete. Në Los Angelos policia përdori plumba gome në përpjekjen për të shpërndarë turmën që gjuante me shishe e i vuri zjarrin automjeteve policore.

Në Nju Jork, një video e shpërndarë në rrjet tregon një automjet policie që futet mes turmës së protestuesve.

Përleshje të dhunshme mes policisë dhe manifestuesve edhe në Çikago, ku dhjetëra persona u vunë në pranga.

Në Atlanta u vandalizuan një sërë godinash dhe gjendja e emergjencës u shpall në disa zona për të mbrojtur qytetarët dhe pronat.

Trazira edhe në Uashington, ku efektivët përdorën spërkatës djegës për të shpërndarë turmën pranë Shtëpisë së Bardhë.

Një manifestues humbi jetën në Indianapolis, duk e çuar në 3 numrin total të viktimave që prej nisjes së protestave.

Më e qetë situtata në Mineapolis, epiqendra e trazirave të reja me sfond racor, dhe qyteti ku vdiq 46-vjeçari George Floyd. 700 pjesëtarë të Gardës Kombëtare iu bashkuan policisë për të mbikëqyrur ndalimqarkullimin.

Donald Trump dënoi ashpër dhunën, duke fajësuar ato që i quajti grupe anarkistësh: “Ajo që po shohim në rrugë nuk ka të bëjë me drejtësinë apo paqen. Kujtimi i George Floyd po çnderohet nga një grup banditësh, plaçkitësish e anarkistësh. Nuk do të lejojmë vandalët të shkatërrojnë qytetet tona”.

Zemërimi me sfond racor u rindez pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, ndërsa ishte ndaluar nga policia në Mineapolis. Pamjet e shfaqura në një video tregojnë një efektiv teksa peshon me gju në qafën e 46-vjeçarit, i cili përpëlitet në pamundësi për të marrë frymë. Ish-efektivi është akuzuar për vrasje dhe gjithashtu 3 kolegët e tij janë shkarkuar nga detyra.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë