Vrasja në Laç, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit
Humb jetën edhe një prej personave që u bënë pre e një atentati mbrëmë në Laç.
Paulin Gjergji nuk u shpëtoi plagëve dhe humbi jetën mëngjesin e sotëm, ndërsa mbrëmë u ekzekutua Bujar Lika.
Edhe një tjetër shtetas është i plagosur nga ngjarja e së shtunës. Sipas të dhënave paraprake, të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një hoteli në autostradën që lidh Lezhën me Mamurrasin.