Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Amerika në flakë, tjetër natë dhune, Garda Kombëtare në 15 shtete

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 09:57 | Bota
Amerika në flakë, tjetër natë dhune, Garda Kombëtare

Dhuna shpërtheu rreth Shteteve të Bashkuara në natën e 6 të protestave të nxitura nga vdekja e afro-amerikanit George Floid, gjatë ndalimit nga policia. Masa e ndalim-qarkullimit është vendosur në gati 40 qytete, por manifestuesit e shpërfillën atë.

Përleshje të dhunshme u shënuan në Nju Jork, Çikago, Filadelfia, Los Angeles e Uashington, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për shpërndarjen e turmës.

"Kërkojmë ndryshime serioze. Është mbushur kupa", thonë protestuesit. Automjeteve policore iu vu zjarri, dhe dyqane rreth vendit u plaçkitën.

https://a2news.com/2020/05/31/tjeter-nate-zjarri-ne-shba-vijojne-protestat-kunder-racizmit-shenohen-3-viktima/

Në Mineapolis, një shofer kamioni u arrestua pasi theu një barrierë rrugore, para se të drejtohej me shpejtësi drejt një turme protestuesish që marshonte në autostradë. Motivi mbetet i paqartë sipas guvernatorit të Minesotës, i cili tha se është mrekulli që nuk ka viktima.

Garda Kombëtare, forca rezerviste amerikane për emergjencat e brendshme, kishte aktivizuar 5000 pjesëtarë të saj në 15 shtete dhe në Uashington, ku turma njerëzish u mblodhën sërish pranë Shtëpisë së Bardhë, këtë herë duke u vënë zjarrin objekteve e duke hedhur gurë kundër forcave të rendit.

Shtypi amerikan zbuloi se presidenti ishte shoqëruar në mënyrë të fshehtë brenda një bunkeri nëntokësor gjatë trazirave të së premtes. Shtetet e Bashkuara po përjetojnë trazirat civile me sfond racor, më të përhapura që prej vrasjes së Martin Luther Kingut në vitin 1968.

https://a2news.com/2020/05/31/vala-e-protestes-amerikane-shtrihet-edhe-ne-europe-me-mijera-ne-londer-thyejne-distancimin-social/

Manifestime janë mbajtur në më shumë se 75 qytete, duke ndryshuar rrënjësisht pamjet e rrugëve të boshatisura për shkak të koronavirusit. Rasti i Floid, 46-vjeçari që humbi jetën gjatë arrestimit nga policia, ndezi zemërimin për diskriminimin e personave me ngjyrë nga forcat e rendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë