Autopsia private: George Floyd vdiq nga asfiksimi

Publikuar më: 1/6/2020, ora 23:03
floyd

Autopsia private: George Floyd vdiq nga asfiksimi

Publikuar më: 1/6/2020, ora 23:03

George Floyd, vdekja e të cilit ka bërë që të shpërthejnë protesta të dhunshme në SHBA, ka vdekur nga asfiksia (mungesa e oksigjenit), sipas një autopsie private.

Sipas familjes së afro-amerikanit, mjekët kanë thënë se ai ka vdekur nga presioni që i është shkaktuar në qafë dhe shpinë nga policët e Mineapolisit gjatë arrestimit.

Kjo autopsi bie në kundërshtim me autopsinë paraprake të kryer nga mjeko-ligjorët, që nuk gjeti prova për “asfiksi traumatike apo mbytje”.

“Shkaku i vdekjes, për mendimin tim, është presioni që i është ushtruar në qafë, që mund të ndikojë në qarkullimin e oksigjenit në tru, dhe presionit në shpinë, që ndërhyn në frymëmarrje”, tha Michael Baden, një nga doktorët e punësuar nga familja e Floyd.