E moshuara ndërron jetë në Spitalin Infektiv, MSH: Jo nga Covid-19

WhatsApp Image 2020 03 28 at 9.04.34 AM 1100x620

Një 76-vjeçare, e cila ishte pozitive me Covid-19, ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë, me anë të një deklarate, ka bërë të ditur se e moshuara nuk ka ndërruar jetë nga koronavirusi, pasi ishte asimptomatike, por nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike.

76-vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe insuficiencë kardiake e dekompensuar. Deri tani, kanë ndërruar jetë 33 persona nga Covid-19.