Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Masat e Kurtit për Shqipërinë, Thaçi: Karantinimi për shqiptarët i kundërligjshëm

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 21:01 | Kosova
Masat e Kurtit për Shqipërinë, Thaçi: Karantinimi për

Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka lëshuar kritika në drejtim të qeverisë Kurti për masat e vendosura ndaj qytetarëve shqiptarë që hyjnë në territorin kosovar, të cilët detyrohen të paraqesin rezultatin negativ të tamponit për Covid-19, jo më i hershëm se 4 ditë, në të kundërt karantinohen për 7 ditë.  

“Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krahë kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm, sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19” shkruan Thaçi në rrjetet sociale.

Presidenti reagoi ashpër edhe ndaj nismës tjetër të qeverisë kosovare për të dezinfektuar në kufij të gjithë kamionët nga Shqipëria që hyjnë në territorin kosovar, me nje kosto 12-22 euro për mjet, vendim i cili pas reagimeve të shumta, u pezullua nga Ministria e Brendshme e Kosovës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë