Mjeku italian: Koronavirusi s’ka asnjë ngjashmëri me “egërsinë” e fillimit

Koronavirusi itali 1100x620

“Koronavirusi i ri po humbet fuqinë dhe po ul efektet negative te njerëzit”. Kjo është deklarata më e fundit e një zyrtari të lartë italian, i cili konfirmon se në të vërtetë, virusi nuk ekziston më klinikisht në vendin fqinj.

Alberto Zangrillo, drejtori i spitalit San Raffaelle në Milano, tha gjatë një interviste në Rai se rastet e konfirmuara gjatë 10 ditëve të fundit me koronavirus nuk kanë asnjë ngjashmëri me egërsinë e paraqitur nga Sars Cov-2, 2 muaj më parë.

Duke i kërkuar bashkëkombësve të tij të vijojnë të kenë kujdes, ai u kërkoi atyre t’u rikthehen jetës normale pa panik.