Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përplasen dy makina në rrugën e Rinasit, plagosen dy adoleshentë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 08:47 | Kronikë
Përplasen dy makina në rrugën e Rinasit, plagosen dy

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin mëngjesin e së hënës në rrugën e Rinasit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy adoleshentë.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:17, ku mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy pasagjerë, një 15-vjeçar dhe një 13-vjeçar, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e mëtejshme të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani