Raporti i BB për varfërinë, Ahmetaj: Jemi të alarmuar, së shpejti plani i rimëkëmbjes

ahmetaj 1100x620

Qeveria ka pranuar rrezikun e rritjes së varfërisë në Shqipëri, alarm i ngritur nga Banka Botërore, sipas së cilës, rreth 200 mijë individë mund të preken ndjeshëm nga efektet e Covid-19.

Arben Ahmetaj, ministri përgjegjës për menaxhimin e pandemisë, tha se ekzekutivi po punon për planin e rimëkëmbjes ekonomike, që do të zyrtarizohet në fund të qershorit.

“Ajo që paralajmëron Banka Botërore i referohet vitit 2012. Pra, sipas skenarit të parë, varfëria do të mund të arrinte në nivelin e vitit 2012, ku është lugina më e thellë e varfërisë. Dua të kujtoj qytetarët që, pavarësisht vështirësisë ku ndodhemi, diferenca mes vitit 2012 dhe ditës së sotme është se atëherë nuk kishte krizë, por keqmenaxhim të një qeverie që e zhyti vendin në varfërinë më të madhe historike që pas vitit 1997. Ne jemi të alertuar dhe të përgatitur, ndërkohë shumë shpejt do të prezantojmë planin tonë të ringritjes ekonomike”, tha Ahmetaj.