Rihapen kopshtet e çerdhet, protokoll me rregulla të reja e sjellje ndryshe
Rihapen kopshtet e çerdhet, protokoll me rregulla të reja e sjellje ndryshe
Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, një pjesë e tyre kthehen në kopshte e çerdhe. Rikthimi në këto ambiente vjen me rregulla krejtësisht të reja.
Që nga hyrja e fëmijëve, higjiena ndaj tyre, qëndrimi në grup, ngrënia e drekës dhe fjetja, do të bëhen në distancë dhe me rregulla të reja, ndërsa çdo prind duhet të nënshkruajë miratimin e protokolleve të reja.
Nga sot dhe gjithë periudhën e verës, kopshtet dhe çerdhet do të jenë të hapura. Prioritet do të jenë fëmijët e prindërve që janë në marrëdhënie pune.
Në mbyllje të çdo dite, edukatorët e kopshtit do të bëjnë dezinfektimin e të gjitha ambienteve dhe mjeteve didaktike, ndërsa nuk do të lejohet përdorimi i lodrave prej pelushi.