Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kaosi në SHBA, makina e Policisë merr përpara protestuesit

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 10:49 | Kapur në kamera
Kaosi në SHBA, makina e Policisë merr përpara protestuesit

Një nga skenat e shumta të kaosit të ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është edhe një video e një makine të Policisë së Los Anxhelosit, që merr përpara protestuesit në mes të rrugës.

Video e publikuar në mediat amerikane tregon momentin dramatik, të dielën, në një shesh të qytetit. Qindra vetë ishin mbledhur për të protestuar pas vdekjes së George Floyd, një burri me ngjyrë, pas asfiksimit shkaktuar nga vendosja e gjurit të një polici të bardhë mbi qafën e tij.

Disa prej tyre u shkëputën dhe rrethuan makinën e Policisë e ndërsa përpiqej të largohej, ajo merr përpara protestuesit. Policia e Los Anxhelosit tha se po e heton ngjarjen, ndërsa nuk u raportuan viktima apo të lënduar rëndë.

https://youtu.be/ef88bHMAWyE

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli