Kryeministri Rama në spitalin e ri Covid: Rreziku është i madh për një valë të dytë

Edi Rama 1100x620

Kryeministri Rama ka vizituar këtë të martë strukturën e re spitalore për përballimin e situatës së pandemisë koronavirus. Struktura e re ndodhet pranë autostradës Tiranë-Durrës, në godinën e një ish-universiteti privat.

“Vala e dytë është e mundshme dhe kjo është një strukturë që mund të na ndihmojë shumë në këtë luftë”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ishte së bashku me kryeministrin.

Rama u shpreh se vala e parë u menaxhua si duhet, ndërsa thekson se rreziku është i mundshëm për një valë të dytë.

“Arritëm ta menaxhojmë më së mirë këtë situatë, por besoj se strategjikisht vepruam drejt. Insistuam në ndjekjen e planit, duke dëgjuar komitetin e ekspertëve. Përderisa nuk përsëritën shfaqet e rënda që u paraqitën në vende të tjera, pak nga pak do të marri terren shqetësimi për ekonominë. Uroj shumë që vala e dytë të jetë një parashikim i gabuar. Uroj shumë që të mos ketë valë tjetër, por rreziku është i madh. Nëse njerëzit nuk do të jenë të ndërgjegjshëm, mund të ndodhë që numrat mund të rriten, madje mund të bëhen edhe më alarmant se sa kemi qenë deri tani. Ky spital është një garanci. Nëse do të vijë sërish, po ne do të përgjigjemi”, u shpreh Rama.