Mali i Zi shpall fundin e pandemisë, Kosova raporton 13 raste të reja

koronavirusi Kosove 1100x620

Autoritetet shëndetësore në Malin e Zi shpallën të martën fundin e epidemisë së koronavirusit në vend.

Vendimi u mor me rekomandim të Institutit Publik për Shëndetin , pasi në vend që prej 28 ditësh nuk është raportuar asnjë rast i ri me Covid-19.

“Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, shkruhet në një postim të qeverisë malazeze në Twitter. Që nga nisja e pandemisë në Malin e Zi u regjistruan 324 persona të infektuar dhe 9 viktima.

Ndërkohë në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 193 testime, 13 prej të cilave kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Kosova ka identifikuar 1,123 raste me koronavirus dhe 30 të vdekur.