Një futbollist shqiptar me Covid-19, vetëm 24 orë para nisjes së Superiores

tamponet 1100x620

Vetëm një ditë para se të rinisë kampionati shqiptar i futbollit, kategoria Superiore është tronditur nga lajmi se një futbollist ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mësohet se futbollisti është pjesë e skuadrës së Bylisit, por nuk i bëhet publik emri. Skuadra është zhvendosur e gjitha në Fier, atje ku janë kryer edhe tamponët dhe sot priten përgjigjet për lojtarët e tjerë dhe stafin e skuadrës.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, ndeshja e nesërme mes Bylisit dhe Tiranës, e parashikuar të nisë në orën 17:00, nuk rrezikohet.