Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kupa e Italisë, sherr për kalendarin, Milani dhe Juventusi kundër Interit

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 15:15 | Futboll
Kupa e Italisë, sherr për kalendarin, Milani dhe Juventusi kundër

Ende pa nisur futbolli në Itali, klubet e mëdha janë përplasur, madje duke krijuar edhe tensione.

Shkak është bërë kalendari i Kupës së Italisë, për të cilin Interi kërkon të zhvillojë gjysmëfinalen e kthimit përpara Milanit dhe Juventusit.

Interi do të luajë përpara tyre në kampionat, teksa do të rikuperojë takimin e prapambetur kundër Sampdorias më 20 qershor. Për të shmangur ngjeshjen e ndeshjeve, zikaltërit kanë kërkuar të luajnë të parët në Kupën e Italisë, më 12 qershor, ditë në cilën është programuar gjysmëfinalja Juventus-Milan, por këta të fundit refuzojnë të ndërrojnë datën.

Nëse Inter arrin finalen e 17-qershorit, atëherë skuadra e Contes do të duhet të zhvillojë 3 takime në harkun kohor të 8 ditëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu