Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mes dëshirës dhe frikës, sot rikthehet Superiorja

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 13:16 | Futboll

Prej gati 3 muajsh ndërprerje, për shkak të pandemisë së koronavirusit, më në fund edhe futbolli shqiptar do të rikthehet në fushën e lojës, por pa praninë e tifozëve.

Më 9 mars, Skënderbeu mposhti 2-1 Kukësin dhe që prej asaj ndeshje, të gjitha skuadrat nuk janë përballur më me njëra-tjetrën, ndërsa ditën e sotme do të rikthehen të matin sërish forcat.

Por, ndërsa dëshira është e madhe për t’u kthyer në fushën e lojës, vetëm 24 orë nga rikthimi, futbollisti i Bylisit, Qardaku, rezultoi pozitiv me Covid-19, duke rikthyer frikën, e cila u largua disi pas përgjigjes së testeve të lojtarëve të ballshiotëve, të cilët rezultuan negativë.

Pavarësisht rastit Qardaku, Superliga do të zbresë në fushë me ndeshjet e para Bylis-Tirana; Flamurtari-Vllaznia; Kukësi-Luftëtari dhe Laçi-Teuta, të cilat do të luhen në orën 17:00, ndërsa Partizani do të ndeshet më Skënderbeun në orën 20:00.

A2 CNN Livestream

Dita jonë