Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Si do të bëhet financimi i HEC-it të Skavicës dhe Teatrit? Denaj zbulon skemën në “A2 Business Week”

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 20:05 | Ekonomi
Si do të bëhet financimi i HEC-it të Skavicës dhe Teatrit?

Ministrja e Financave, Anila Denaj, zbuloi në studion e “A2 Business Week” skemat e financimit të HEC-it të Skavicës dhe Teatrit Kombëtar.

“Mbështetja buxhetore nuk do t’i mungojë këtij projekti shumë të rëndësishëm për të gjithë vendin. Nuk është një projekt që bëhet në një ditë apo në një vit. Do të ketë një shtrirje në vite dhe do të gjejë mbështetje buxhetore për 3 vitet e para që do të jetë në kuadrin makrofiskal të aprovuar në Parlament”, u shpreh Denaj duke iu referuar HEC-it të Skavicës.

Në lidhje me garancinë sovrane për kredi që ka kërkuar Bashkia e Tiranës për projektin e Teatrit Kombëtar, Denaj tha: “Procesi nis me shprehjen e interesit të bankës apo bankave që mund të mbështesin këtë projekt. Hapësira buxhetore ekziston dhe ne do ta mbështesim atë dhe mbi të gjitha do të synojmë për të marrë kushtet më të lehta dhe produktin më të mirë të mundshëm në aspektin financiar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë