Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tabaku: Rama bëhet gati të marrë KLSH, institucionin e fundit të pa kapur

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 13:59 | Aktualitet
Tabaku: Rama bëhet gati të marrë KLSH, institucionin e fundit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike thotë se kryeministri Rama po kërkon të marrë kontrollin e Kreut të Lartë të Shtetit, me një nismë ligjore antikushtetuese.

“Një institucioni të pavarur që i ka treguar shqiptarëve dhe mbarë botës vjedhjet prej 7,2 miliardë euro të qeverisë Rama. I vetmi institucion qe ka folur dhe ka faktuar qartazi abuzimet dhe vjedhjet nga krimi ekonomik me CEZ te tenderat, që ka treguar se taksat e rritura janë vjedhur, se korrupsioni sot ka kapur nivele alarmante dhe na rendit në vendet me korrupsionin më të lartë.

Projektligji i ri që i merr kompetencat presidentit duke ia kaluar qeverisë dhe parlamentit (pra, Ramës) duke qenë në shkelje të qartë të kushtetutës dhe uzurpim i kompetencave të Presidentit. Po kthehemi pas në standardet e para 1990-s në çdo drejtim”, shkruan Tabaku në Facebook.

https://a2news.com/2020/06/02/ps-draft-rezerve-per-klsh-a2-zbardh-nismen-e-mazhorances-per-mekanizmin-zhbllokues/
https://a2news.com/2020/06/02/kuvendi-i-ka-rrezuar-tre-propozime-ruci-i-kerkon-metes-emrin-e-radhes-per-kreun-e-klsh/

A2 CNN Livestream

Dita jonë