Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Uragan në Shkodër? Fotografia e shkrepur nga NASA bën xhiron e rrjetit

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 09:52 | Aktualitet
Uragan në Shkodër? Fotografia e shkrepur nga NASA bën xhiron e

Janë dhjetëra mijëra fotografitë e shkrepura nga astronautët që punojnë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Por disa habitën njërin prej tyre, dhe janë pamje që na përkasin.

Bëhet fjalë për liqenin e Shkodrës, që Shqipëria ndan me Malin e Zi, dhe që në fotografitë e shpërndarë nga NASA duket sikur po përfshihet në gjithë hapësirën e saj nga vorbulla gjigante e një uragani.

Por natyrisht nuk ka asnjë tornado që rrezikon Shkodrën, por bëhet fjalë për një efekt optik i shkaktuar kryesisht nga natyra e sedimenteve shumëngjyrëshe që përbëjnë strukturën e liqenit, dhe që parë nga lart jep idenë e një vorbulle.

Fotografitë kanë bërë gjithsesi xhiron e rrjeteve sociale dhe janë marrë edhe nga media ndërkombëtare, çka përbën gjithsesi një reklamë të shkëlqyer për liqenin më të madh në Ballkan.

A2 CNN Livestream

Dita jonë