Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Durrësi pa vendgrumbullim të mbeturinave urbane, Sukthi bllokon kamionët

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 14:25 | Sociale
Durrësi pa vendgrumbullim të mbeturinave urbane, Sukthi bllokon

Durrësi, në fillim të këtij sezoni veror, po haset me një problematikë serioze, siç është ajo e depozitimit të mbetjeve urbane.

Në kushtet kur Porto Romano është mbyllur si zonë depozitimi, pasi ka nisur projekti për rikthimin në një park, kamionët me mbeturina kanë mbetur rrugëve, pasi bashkia e Durrësit nuk ka një vend ku t’i depozitojë.

Nga ana tjetër, banorët e Sukthit prej tre ditësh kanë bllokuar rrugën e kamionëve, pasi prej disa ditësh mbeturinat po depozitoheshin pranë Sukthit. Por, banorët kanë protestuar duke mos lejuar kthimin e Sukthit në një Porto Romano të dytë.

Ndërkohë, nga Bashkia e Durrësit jashtë kamerave shprehen se bashkia është në bisedime me qeverinë shqiptare për të zgjidhur përfundimisht problemin, se ku do të depozitohen mbeturinat e Bashkisë së Durrësit. Po kështu, Bashkia e Durrësit i ka kërkuar Ministrisë së Financave edhe një fond të posaçëm, që do të bëjë të mundur depozitimin e mbetjeve në vend-depozitimin më të afërt me Durrësin. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani