Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pandemia në Maqedoninë e Veriut, regjistrohet shifra më e lartë e rasteve të reja në 24 orë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 19:52 | Ballkani
Pandemia në Maqedoninë e Veriut, regjistrohet shifra më e

Maqedonia e Veriut regjistroi numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

120 të infektuar me Covid-19 rezultuan nga rreth 1 mijë testimet të kryera në 24 orët e fundit. Kjo shifër e tejkalon atë të 15 prillit, me 107 raste, kur mendohej se ishte arritur kulmi i pandemisë.

Autoritetet shëndetësore të këtij shteti raportuan gjithashtu dhe dy viktima, duke e çuar totalin e atyre që humbën jetën në 147.

Që prej shpërthimit të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, janë prekur mbi 2600 persona. Rastet aktive janë më shumë se 800.

Shpërthimi i ri i përhapjes ka bërë që në disa qytete të rikthehet kufizimi me orare i lëvizjes së qytetarëve. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë