Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Reforma Zgjedhore, arrihet marrëveshja mes palëve

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 20:41 | Politikë

Këshilli Politik, tryeza ndërpartiake e ngritur për të realizuar draftin e Reformës Zgjedhore me përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare, u mblodh këtë të premte, në 19:30.

Sipas burimeve të A2, palët pranojnë përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje. Kjo shihet si mundësia më e mirë për të ndaluar votimin më shumë se një herë. Palët zgjidhën edhe çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë, atë të përbërjes së komisioneve zgjedhore. Sa i përket administratës zgjedhore në zgjedhje, për zgjedhjet e ardhshme komisionet do të mbeten siç janë aktualisht.

https://a2news.com/2020/06/05/marreveshja-per-reformen-zgjedhore-ambasadorja-amerikane-palet-kontribuan-shume-dhe-leshuan-shume/

Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.

Ankimimi do të bëhet në Kolegj Zgjedhor, me gjyqtarë të vetuar. Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik.

Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu