Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Miratohet programi qeverisës, kryeministri i Kosovës kundër shkëmbimit të territorit

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 19:57 | Kosova
Miratohet programi qeverisës, kryeministri i Kosovës kundër

Qeveria e re e Kosovës miratoi programin për periudhën 2020-2023. Kryeministri, Avdullah Hoti gjatë mbledhjes së ekzekutivit tha se në planin afatshkurtër përfshihet lufta ndaj pandemisë Covid-19, rimëkëmbja ekonomike prej 1.2 miliardë eurosh dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë. Për këtë të fundit, ai u zotua të mbrojë kufijtë ekzistues. 

“Marrja e plotë e përgjegjësive si qeveri në përputhje me Kushtetutën për të çuar përpara dialogun me Serbinë. Në bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe ShBA-në. Duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit”, tha Hoti.

Ndërkohë, në mbledhjen e dytë të ekzekutivit Hoti është vënë në pikëpyetje procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë. Teksa është mbartur dhe një pikë e qeverisë së Albin Kurtit. Ministria e Mbrojtjes kërkoi që gjatë këtij mandati të realizohet dhe shërbimi i detyrueshëm ushtarak për qytetarët.

Një tjetër synim i kryeministrit Hoti është dhe përmirësimi i marrëdhënieve me ndërkombëtarët. Për këtë ai u takua me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Phillip Kosnet.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli