Paga e luftës, protestë në Durrës nga punonjësit e fasonerisë

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 09:12 | Aktualitet

Punonjësit e një fasonerie në Durrës kanë dalë në protestë mëngjesin e së premtes para Tatim Taksave në këtë qytet, pasi nuk kanë marrë pagën e luftës.

Drejtuesit e firmës thonë, jashtë kamerave, se u është kërkuar që t'i paguajnë sigurimet e punonjësve dhe për këtë arsye e kanë bërë procedurën.

Janë rreth 70 punonjës të kësaj fasonerie, që nuk kanë përfituar nga paga e luftës. Aktualisht, 5 përfaqësues të protestës janë futur në takim me drejtues të tatimeve, për të marrë një sqarim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos