Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pukë, ndotet lumi Fan i Madh, bashkia gjobit me 1 milion lek fabrikën e bakrit

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 13:26 | Aktualitet

Gjatë ditëve të fundit lumi Fan i Madh në rrethin e Pukës ka pësuar ndotje mjedisore. Shkak për këtë është bërë derdhja e mbetjeve të një fabrike të bakrit.

Dëmet sipas specialistëve janë të shumta, teksa denoncimet e banorëve për ndotjen e shkaktuar kanë vënë në lëvizje dhe strukturat shtetërore.

Gjon Filipaj

 “Është një katastrofë natyrore e pallogaritshme”, thotë Gjon Filipaj, drejtor i SHPMM në bashkinë Pukë.

Fabrika në fjalë është gjobitur me një vlerë prej 1 milionë lekësh të reja për ndotjen e shkaktuar. Ndërsa banorët e njësisë administrative Gjegjan, paralajmërojnë protestë nëse autoritetet nuk marrin masa për të frenuar ndotjen e mëtejshme të lumit Fan si dhe po përgatisin një kallëzim penal për autorët e ndotjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani