Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rikthehet izolimi në Maqedoninë e Veriut, 80 orë bllokim në disa komuna

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 12:13 | Ballkani
Rikthehet izolimi në Maqedoninë e Veriut, 80 orë bllokim në

Për 80 orë Shkupi, Kumanova dhe komuna të tjera në Maqedoninë e Veriut, të cilat po regjistrojnë nivel të lartë të infektimeve me Covid-19 do të jenë nën izolim.

Masa e ndalimit të lëvizjes, qe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00, u rikthye pas rritjes së rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit.

120 raste u raportuan të enjten, pas 953 testimeve të kryera. Me 850 të infektuar aktiv dhe 147 vdekje nga Covid-19, Maqedonia e veriut është vendi më i prekur nga kriza shëndetësore në Ballkanin Perëndimor.

Në pjesën tjetër të vendit, ku situata me pandeminë është më pozitive, lëvizja do të ndalohet nga ora 21 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Në kuadër të masave të reja, Federata e Futbollit vendosi të ndërpresë përfundimisht kampionatin. Disa lojtarë të skuadrave shqiptare, si Renova dhe Shkëndija, janë aktualisht pozitivë me koronavirus.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani