Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Trafik emigrantësh në Vlorë, fshihnin dhjetëra egjiptianë dhe marokenë, arrestohen 4 persona

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 11:21 | Kronikë
Trafik emigrantësh në Vlorë, fshihnin dhjetëra

Shtohen rastet e trafikut ilegal të qenieve njerëzore në vend. Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona në dy operacione të ndryshme, të akuzuar për dhënie ndihme për kalimin e kufirit kundrejt fitimit.

Në operacionin e parë, u arrestuan 2 persona, që në bashkëpunim kishin fshehur emigrantë në shtëpinë e njërit prej tyre, shtetasit P.P.

Në banesën e këtij të fundit u gjetën 21 shtetas egjiptianë, ku mes tyre u arrestua shtetasi Y.Y, 31 vjeç, banues në Milano, i cili bashkëpunonte në skemën e trafikut.

Forcat e rendit arrestuan edhe dy shtetas kosovarë nga Drenica, të cilët u kapën në flagrancë në zonën e “Plazhit të vjetër” duke kaluar ilegalisht nga kufiri dy shtetas marokenë, me objektiv  final kalimin në Itali.

Materialet në ngarkim të secilit i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë