Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Akuza e FSHF: Burokratët e paditur duan të mbyllin futbollin

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 10:52 | Futboll
Akuza e FSHF: Burokratët e paditur duan të mbyllin futbollin

Shkresa e Ministrisë së Shëndetësisë, që detyroi lojtarët dhe stafin e Tiranës të kryente analizat, është kundërshtuar me të fortë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Sipas këtij institucioni, “Drejtoria e Higjienës në Ballsh kërkoi në mënyrë absurde që ndeshja Bylis-Tirana të mos luhej, pavarësisht protokollit sanitar të miratuar nga ministria”.

Përpos akuzave për shkeljet e institucioneve shtetërore, Federata protestoi ndaj atyre që i cilëson “burokratë të ‘paditur’ ose dashakeq, që kërkojnë t’i lënë shqiptarët pa kënaqësinë e pazëvendësueshme të futbollit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë