Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bayern Munchen nuk njeh kundërshtarë, mposht Leverkusen në një pasdite rekordesh

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 17:38 | Futboll
Bayern Munchen nuk njeh kundërshtarë, mposht Leverkusen në

Bayern Munchen ka arritur të fitojë edhe në transfertë ndaj Bayer Leverkusen, duke hedhur një tjetër hap të sigurtë drejt titullit kampion, kur duhen edhe 4 ndeshje nga përfundimi i kampionatit.

Bavarezët fituan 4-2, me golat që u shënuan nga Coman, Goretzka, Gnabry dhe Lewandowski.

Me 4 golat e sotëm, Bayern ka arritur në shifrën e 90 golave në kampionat, duke shënuar rekord në Bundesligë. Nga këto 9 gola, 62 janë shënuar nën drejtimin e trajnerit aktual, Hansi Flick.

Për vendasit e Leverkusenit shënuan Alario dhe adoleshenti Wirtz, i cili u bë golashënuesi më i ri në historinë e kampionatit gjerman (17 vjeç e 43 ditë).

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli